Bundesliga Futboll Sport

“MAGJIA” PREJ 32 NDESHJESH I PAMPOSHTUR U PRISH/ Ja hera e fundit kur Bayern Munich shijonin humbjen

Humbja e thellë 4-1 ndaj Hofenhaimit mbylli ciklin e pathyeshmërisë prej 32 ndeshjesh pa humbje për Bajernin e Mynihut.

Kampionët absolutë të Europës u shfaqën tepër të lodhur ndaj Hofenhaimit duke pësuar një humbje të rëndë, ç’ka e detyron ekipin e Hansi Flik të reagojë sa më shpejt.

Tekniku gjerman pësoi sot humbjen tretë me bavarezët. Hera e fundit që Bajerni nuk merrte pikë në një sfidë ishte në 7 dhjetor 2019, kur Mynsheglabahu i mundte me rezultatin 2-1.

Pas më shumë se 9 muajsh pa humbje, Bajerni ka zbritur me këmbë në tokë. Por, ekipi nuk ka kohë për pushim të mjaftueshëm teksa të mërkurën përballet me Borusia Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë. Flik dhe lojtarët e tij do të kërkojnë trofeun e pestë sezonal.

Related posts

(FOTO) Bournemouth – Arsenal, notat e Mustafit dhe Xhakës

Q.Autor

SHQIPTARI SHKËLQEN NË TURQI/ Sulmuesi Murqi vulos fitoren për Rizesporin me dopietë

Delo.autor

“AI DËSHIRON NJË EKIP KONKURRUESE”/ Presidenti Laporta: Messi ka dëshirë të qëndrojë, për Koeman vendosim…

Delo.autor

Leave a Comment