Futboll Sport

INTER DO TË RIKTHEHET NË STADIUMIN KU FITOI CHAMPIONSIN/ Reali bilanc negativ kundër “Zikaltërve”. Ja precedentët

Inter dhe Real Madrid do të përballen në fazën e grupeve të edicionit 2020-2021.Këto 2 skuadra janë takuar 15 herë në këtë kompeticion ku më triumfues kanë dalë zikaltërit, teksa fitorja më e rëndësishme ka qenë dhe finalja Champions-it të vitit 1964, ku zikaltërit triumfuan 3-1.

Po me këtë rezultat është mbyllur dhe përballja e tyre e fundit që ishte për sfidat e grupeve në edicionin 1998-1999. Inter ka shtatë fitore, 2 barazime dhe 6 humbje përballë madrilenëve.

Zikaltërit do të rikthehet të luajë në një stadium ku ka përjetuar një nga emocionet më të mëdha në historinë e klubit, në atë vend ku fituan Ligën e Kampionëve të fundit që plotësoi dhe tripletën e famshme, një dhe të vetme në historinë e interistëve. Krahas pikëve që do të tentohen, Real Madrid ka disa arsye më shumë se zikaltërit për të kërkuar fitoren dhe njëra ndër to është “hakmarrja” për humbjet e fundit.

Related posts

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NDAJ VLLAZNISË/ Mbrojtësi Zguro: Kam luajtur me gjilpërë… (FOTO)

Delo.autor

“Lufta” për Këpucën e Artë, kur Salah kalon edhe Messin

Sadik.Autor

SUPER BOWL/ Spektakël i jashtëzakonshëm, Chiefs shpallen kampionë pas 50 vjetësh

Delo.autor

Leave a Comment