Futboll Premier League Sport

KA MBETUR ME NJË EKIP ME PAK LOJTARË/ Guardiola: Futbolli është si një parfum. Nëse fiton…

Nuk ka qenë një fillim i lehtë i sezonit për Manchester City-n që mes dëmtimeve dhe infektimeve me Covid-19 ka mbetur me një ekip me pak lojtarë të ekipit të parë dhe shumë talente të ekipit të moshave.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Leeds, trajneri Pep Guardiola ka bërë një krahasim kurioz, por ndoshta të goditur.

Duke folur për BBC, Pep ka thënë:

“Futbolli aktual nuk është ai i vërteti. Nuk ka tifozë. Me ata do të ishte një ndeshje tjetër. Jam krenar për lojtarët e mi që e duan futbollin dhe që japin gjithmonë maksimumin”.

“Futbolli është si një parfum: nëse fiton, je një parfum shumë i mirë, nëse humb, ndjen një erë të neveritshme”.

Related posts

Valencia nuk hap rrugë, Cancelo gjithnjë e më larg Interit

Sadik.Autor

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Të dy ekipet pritet të dhurojnë spektakël në “Loro Boriçi” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kosova synon sot suksesin më të madh në histori të futbollit të saj

Isa.Autor

Leave a Comment