Gossip

I DHA FUND BEQARISË/ Odise Roshi zhduket si “raketë” nga jeta publike, 1 muaj pas fejesës luksoze me modelen

Mesfushori i Kombëtares, me pseudonimin “Raketa”, Odise Roshi, i dha fund beqarisë një muaj më parë gjatë një ceremonie fejese që bëri shumë bujë me modelen Silvi Shkëmbi.

Futbollisti 29-vjeçar që u komentua për vlerën e kripur të unazës së fejesës, plot 20 mijë euro, që i dhuroi partneres duket se pas këtij hapi ka ndryshuar edhe stil.

Ai dhe partnerja e tij janë zhdukur nga jeta publike dhe rrjetet sociale në mënyrë të befasishme, me sa duket për të shmangur situatat e xhelozisë që mund të lindin mes tyre tashmë që janë të fejuar.

Fejesa e organizuar para një muaji në prani të njerëzve të afërm u përfol edhe për faktin se u zhvilluar në kushte pandemie, kur dihet që festat nuk bëhen si më parë, por me kufizime. Nga ceremonia u veçua momenti i kërcimit të çiftit në pistë, ku dukshin shumë bukur dhe romantikë pranë njëri-tjetrit.

Sipas mediave sportive, “Raketa” nuk do të kishte shumë kohë për të festuar këtë moment të gëzueshëm pasi direkt pas ceremonisë do të ishte i grumbulluar për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve me Lituaninë.

Pavarësisht grumbullimit ditën tjetër, në ceremoni, ku kishte të ftuar njerëz të afërm të çiftit, nuk munguan shokët e skuadrës kuqezi si: Hysaj, Balaj dhe Cikalleshi.

Ndërkohë, ata ishin dëshmitarë të dhuratave super të shtrenjta që Roshi i bëri së fejuarës. Përveç unazës së çmuar prej 20 mijë eurosh, ai i dhuroi edhe një orë me vlerë 30 mijë euro.

Ndërkohë, edhe pse nuk janë dhënë shumë detaje se ku e ka njohur modelen, dyshohet në ndonjë studio televizive apo ndeshje, pasi Silvi e ndiqte rregullisht sportin.

KUSH ËSHTË SILVI SHKËMBI, KJO “GOCË TIRONE” QË FREKUENTON STADIUMET

Lind pyetja: kush është Silvi Shkëmbi, modelja e cila në studiot televizive ku ka qenë e ftuar si ndjekëse e ndeshjeve të futbollit, e ka cilësuar veten “gocë Tirone”, që e bezdis fjalori që përdorët nga tifozët në stadiume.

Si një nga personazhet e ftuara në studion e emisionit “Pressing”, ajo tregoi se cilën skuadër mbështeste në Superiore, si dhe preku problematikat në stadiumet shqiptare.

Shkëmbi, në fjalën e saj, tha: E ndjek herë pas here kampionatin shqiptar, kuptoj që ka shumë interes për dyja skuadrat e kryeqytetit. Unë jam tifoze e Tiranës, nuk është se kam ndonjë nga familja apo nga diçka tjetër, por thjesht sepse jam një ‘gocë Tirone’. Më pëlqen Tirana dhe kaq! Futbollin e femrave? Patjetër që edhe atë do ta ndjek”.

Si një nga femrat që e ndjek futbollin në stadiume, ajo u shpreh: Po, jam prezente shpeshherë në stadiume. Që të mos e bëjmë gri fare këtë situatë, ka kulturë, por këtu te ne është shumë bezdisës fjalori. Ardhja e femrave në stadiume është më mirë seç ka qenë. Kemi stadiumin e Elbasanit, të Shkodrës, të Tiranës. Besoj se tani do të afrohen edhe më shumë femrat në stadiume”.

Ndërkohë që nuk dihet angazhimi i saj me futbollistin profesionist nga Fieri, i cili luan si mesfushor për klubin rus Akhmat Grozny dhe për Kombëtaren shqiptare.

Roshi ka fituar pseudonimin “Raketa” për shkak të shpejtësisë së tij në fushën e lojës. Në një lojë te Kölni,Roshi e përshkroi distancën prej 30 metrash për 3.7 sekondash dhe distancën prej 100 metrash për 10.9 sekondash, duke regjistruar kohën më të shpejtë në skuadrën e tij.

Related posts

ZBULOHET E DASHURA E ARMANDO BROJËS/ Ja kush ia ka marrë zemrën yllit të futbollit shqiptar (FOTO)

F.autor

Lindsey Pelas shpërthyese për festa, publikon kalendarin hot (FOTO)

Q.Autor

Njihuni me Helgën, tifozen seksi që “marroset” pas yllit të Bayernit (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment