Futboll Seria A

Mjeku i Napoli-t: Dua të sqaroj se ai nuk ka probleme mendore

Mjeku i Napoli-t, Alfonso de Nicola, ka sqaruar situatën në lidhje me rikthimin në fushë të Arkadiusz Milik. “Kam lexuar në shumë vende se kam deklaruar që lojtari Milik ka ‘probleme mendore’”, ka thënë mjeku.

“Fatkeqësisht, duhet të them se fjalët e mia janë keqkuptuar. Qëllimi im ishte të shpjegoja se është normale që një djalosh 24-vjeçar, i cili pëson dy ndërhyrje në gju, të ketë nevojë për më shumë kohë pas dëmtimit të dytë”.

“Milik është shumë i vendosur dhe po e monitorojmë me kujdes në çdo moment. unë kam thënë se i duhet më shumë kohë për të gjetur formën më të mirë psikofizike. Jam i sigurt se shumë shpejt do të kthehet të ndihmojë skuadrën”, ka përfunduar De Nicola.

Related posts

DO TË RINOVOJË KONTRATËN ME PSG-NË? Flet mamaja e Rabiot: Ja si qëndron e vërteta

Delo.autor

PLAS SKANDALI NË FUTBOLL/ Një penallti kushton 10.000 euro, kombëtarja e “YJEVE” blen…

Isa.Autor

Arsenali me buxhet të kufizuar për merkaton e verës

Sadik.Autor

Leave a Comment