Futboll

Xavi: Lexova që Ronaldo ishte më i mirë se Neymar, çfarë bëri Cristiano?

​Xavi Hernandez nuk beson se Cristiano Roanldo ishte më i mirë se sa Neymar në përballjen Real Madrid – PSG
Skuadra spanjolle Real Madrid mposhti PSG-në 3:1 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, ku Cristiano Ronaldo shënoi dy gola.

Pas ndeshjes u fol shumë se si Cristiano Ronaldo ende është më i mirë se sa Neymar, por me këtë nuk pajtohet legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez.

Ai tha se Ronaldo nuk bëri asgjë në atë takim, përveç që shënoi nga penalltia dhe dha një tjetër gol me gju.

“Kam lexuar shumë shkrime ku thuhej se Ronaldo ishte ende më i mirë se sa Neymar. Jo, jo, kjo është e padrejtë. Çka bëri Ronalo? Një gol nga penalltia dhe një tjetër me gju”, tha Xavi për So Foot.

“Çka rreth situatave të rrezikshme që krijoi Neymar? Dështime të cilat u kushtuan në Madrid. Çka rreth kundërsulmeve dhe frikës që u shkaktoi lojtarëve të Madridit?”, tha në fund katalonasi.

Ndeshja e kthimit në mes të PSG-së dhe Realit zhvillohet më 6 mars në Paris. /

Related posts

NICOLO BARELLA DREJT ZBARKIMIT TEK INTER/ Ja blerjet më të shtrenjta në historinë e “Zikaltërve”

Delo.autor

PLAS SKANDALI NË LA LIGA/ Dha gol kundër Realit, shpërthen festa në dhomën e VAR-it (VIDEO)

Delo.autor

Gjeste të pahijshme në stadium/ Ja sa e paguan FIFA Maradonën për çdo ndeshje

Isa.Autor

Leave a Comment