Futboll Kategoria Superiore Sport

ALARM TEK TIRANA/ Ylli i bardhbluve rrezikon të mungojë gjithë sezonin

Elton Kale nuk është operuar ende, por ai në fund rrezikon të humbasë gjithë sezonin. Edhe pse te Tirana janë optimistë se lojtari kthehet të stërvitet në janar, eksperienca e muajve të fundit ka treguar se një dëmtim në shpatull shkon më shumë se katër muaj.

Namdi Oduamadi dy sezone më parë u kthye në fund të prillit dhe me këtë ritëm, nëse Kaleja operohet në nëntor ai do të kthehet në fushën e lojës me shumë mundësi në fillim të prillit. Kujtojmë që braziliani shpejt do të operohet në një spital privat. Lojtarit i është kthyer nxjerrja e shpatullës në kronike dhe për të luajtur duhet vetëm që të bëjë ndërhyrjen. Pritet që në spital të vijë një mjek nga Italia për ta ekzaminuar dhe operuar brazilianin.

Nga të gjithë urohet që Kale të ketë një dëmtim të lehtë dhe të kthehet sa më shpejt në fushë, pasi ai është një nga lojtarët më të mirë të bardhebluve. Gjithsesi, llogaritjet dhe e kaluara janë kokëfortë. Kale ka luajtur prej muajsh me shpatull të nxjerrë. Ky problem u kthye në kronik, aq sa brazilianin e shpëton vetëm thika.

Related posts

“TËRBOHET” TALENTI HAALAND/ Shpenzon gjysmë milioni për 5 orë dhe lë 30 mijë euro bakshish

Delo.autor

NGA TAKTIKA E GABUAR TEK INSTIKTI “VRASËS”/ “Bild” analizon Europianin zhgënjyes të Gjermanisë

Delo.autor

As Immobile e as Insigne/ SERIE A përshkruan ndeshjen me foton e SHQIPTARIT

Isa.Autor

Leave a Comment