Futboll Seria A Sport

INTER KËRKON PËRFORCIME NË JANAR/ Ideja e fundit është një super goditje me kosto zero

Merkato me parametra zero 2020/21 mund të ketë shumë surpriza. Në fakt, janë të ndryshëm futbollistët e nivelit të lartë që kanë një kontratë drejt skadencës pikërisht në fundin e këtij sezoni dhe që mund të tërheqin vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Një nga këta lojtarë luan në Francë dhe quhet Memphis Depay, ndëshkuesi i Juventus-it në Champions League-ën e fundit dhe shumë afër Barcelona-s në merkaton e fundit.

Inter mund të hidhet në sulm për holandezin qershorin e ardhshëm, kur skadon kontrata e tij më Lyon. Problemi është se lojtari pëlqehet edhe nga Juventus, Milan-i dhe Barcelona. Me pak fjalë, konkurrencë shumë e ashpër.

Zikaltrit mund të mposhtin konkurrencën në Itali dhe jashtë me një kontratë katërvjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon. Nëse Depay do të pranonte ofertën e Inter-it, ai mund të bëhej pasardhësi i lautaro-s për nga karakteristikat fizike dhe teknike.

Holandezi, në fakt, do të përshtatej shumë mirë me Lukaku-n.

Related posts

GATTUZO I IRRITUAR, analizon disfatën me Napolin: Ja kush e kishte FAJIN

Isa.Autor

Barça-Valencia, luhet për rekordin 38-vjeçar

Sadik.Autor

JUVENTUS-FIORENTINA/ “Zonja e Vjetër” barazon shifrat, goli realizohet nga ai që nuk pritej (VIDEO

Delo.autor

Leave a Comment