Futboll La Liga Sport

TË PATHËNAT/ Mourinho paska bindur Messi-n të kalonte te Chelsea

Historia e dashurisë midis Barcelonës dhe Lionel Messi nuk është diçka e re. Prej 15 vitesh, ‘Pleshti’ është një lojtar i klubit katalanas. Messi ka fituar gjithçka me katalanasit dhe pak njerëz mund ta imagjinonin gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë” të largohej nga “Camp Nou”.

Mirëpo së fundmi një informacion befasues është zbuluar nga gazetari i “Sky Sports Italia”, Gianluca Di Marzio . Gazetari italian ka publikuar së fundmi një libër të titulluar “Grand Hotel Calciomercato”, ku tregon historitë e pabotuara të tregut të transferimeve.

Dhe sipas tij, Lionel Messi ishte në prag të largimit nga Barça në vitin 2014. Ai zbulon se si një telefonatë me Jose Mourinho, trajner i “Bluve” në atë kohë, gati sa nuk i ndryshoi klubin sulmuesit argjentinas. Sipas, Di Marzios, Messi u bind nga fjalët e tekniut portugez.

Përveç kësaj, në këtë kohë, Messi dhe familja e tij ishin nën hetim për evazion fiskal, gjë që e bëri atë të mendonte të linte blaugranët. Mirëpo, kur gjithçka dukej se po kryhej, ndërhyrja e babait të tij (agjent i Leo-s), Jorge Messi prishi marrëveshjen.

Një transferim që me siguri do të kishte ndryshuar plotësisht rrjedhën e këtyre pesë viteve të fundit në botën e futbollit.

Related posts

ENTUZIAZËM DHE BESIM/ Flet presidenti i ri i Milanit: Është një nder të drejtoj kuqezinjtë

Isa.Autor

U NDALUA TË LUAJË NË “AUSTRALIAN OPEN”/ Në pritje të gjykimit, Djokovic rikthehet si “i burgosur”

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Joao Cancelo tregon pse Interi mbetet në zemrën e tij

Isa.Autor

Leave a Comment