Futboll Sport

“AH, SHUMË BUKUR”/ Klubi njohur rus bën komentin EPIK: CR7 me COVID-19? Kjo do të thotë…

Pak ditë më parë, Cristiano Ronaldo rezultoi pozitiv me koronavirus. 35 vjeçari ndodhej në grumbullim  me kombëtaren portugeze, kur mori lajmin për infektim dhe shqetësimi se mund të ishin infektuar lojtarë të tjerë të përfaqësuesja luzitane ishte i lartë.

Mirëpo përveç Portugalisë, të shqetësuar ishin edhe të klubi i Wolves në Premier League, duke qenë se “Ujqërit” anglezë numërojnë në grupin e tyre të futbollistëve plot 10 portugezë (pa llogaritur trajnerin Nunjo Espirito Santo, gjithashtu portugez), shumë prej tyre pjesë e kombëtares luzitane.

Duke parë këtë fakt, klubi i Spartakut të Moskës, ka bërë një gjetje ironie fantastike, aq sa jo vetëm ka marrë një bum pëlqimesh, por të paktën në “Twitter” ka vendosur një rekord personal, me më shumë se 68 mijë pëlqime: “Ronaldo me ‘COVID’… Ah shumë bukur… Kjo do të thotë se Wolverhemptonit do t’i duhet të bëjë pa gjysmë skuadre, për ndeshjen e fundjavës në Premier Ligë”, shkruanin rusët.

Image

Related posts

“NGA NESËR NË MËNGJES DO TË HEQ…”/ Legjenda Henry paralajmëron veprimin e çuditshëm, ja vendimi që merr…

Delo.autor

(SPECIALE) Historia e dhimbshme e Gregorio, ishte më i mirë se Maradona…

Sadik.Autor

TEUTA “PESHKON” ADOLESHENT/ Talenti Gruda: Gati të “shpërthejë” në Durrës

Delo.autor

Leave a Comment