Futboll Shqipëri Sport

RROCA SHKËLQEN NË TURQI/ Ish-mesfushori i Kukësit i driblon të gjithë që i dalin para dhe realizon një “PERLË” (VIDEO)

Eduart Rroca ka shkëlqyer në kampionatin turk ditën e sotme, teksa ka qene protagionist në të 3 golat e Istanbulsporit, në fitoren e këtyre te fundit 3-0 ndaj Jëllport Samsunspor.

Ish-mesfushori i Kukësit hapi serinë e golave, teksa në minutën e 53’, shënoi një gol shumë të bukur, ku pasi kishte dribluar disa lojtarë ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Ishte përsëri Rroca, që në minutën e 57’ pas një pasimi perfekt të marrë nga Ozturk, shfaqet i vetëm përballë portierit ku nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

Në minutën e 91’ ishte Isah që mbylli ndeshjen, duke realizuar golin e tretë, ku përsëri protagonist ishte Rroca, i cili dha asistin.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJE/ Eros Grezda transferohet në Francë tek klubi…

Delo.autor

Manchester City e dyfishon epërsinë ndaj Bournemouthit, shënon gol mesfushori Gungodan (VIDEO)

Isa.Autor

TRONDITET BARÇA/ Man United ka në plan ti rrëmbejë objektivin KATALANASVE (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment