Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN ME MILAN/ “Zikaltërit” gati të “rrëmbejnë” yllin e “Kuqezinjve”…

Hakan Çalhanoglu është një nga lojtarët më të mirë te Milani që pas rifillimit të futbollit nga pandemia, ku është kthyer në një pikë kyçe për formacionin e Piolit.

Megjithatë futbollistit i përfundon kontrata me “Djallin” në qershor të vitit të ardhshëm dhe rinovimi nuk ka ardhur ende, më saktë nuk duket shumë  afër. Prioriteti i futbollistit është qëndrimi te kuqezinjtë, por i vetmi kusht është se dëshiron rritje të rrogës, teksa kërkon të përfitojë jo më pak se 5 milionë euro në sezon.

Për shkak se rinovimi nuk ka ardhur ende, nga kjo kërkon të përfitojë Interi. Sipas “Calciomercato”, zikaltërit kanë kontaktuar para pak kohësh agjentin e Çalganoglusë, për t’i shprehur atij interesimin që ata kanë.

Megjithatë bisedimet si fillim u ndërprenë, për shkak se prioriteti i turkut është rinovimi me Milanin, por në rast se nuk arrihet një marrëveshje, Interi është gati të bëjë sulmin për ta veshur zikaltër futbollistin.

Related posts

LEGANES-REAL MADRID/ “Los Blancos” barazon shifrat, shënon Benzema

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Neymar humb toruan, ja momenti kur hedh në tokë portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

PËRLOTET Messi: Takimi i fundit ishte i veçantë, si një lamtumirë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment