Futboll La Liga Sport

YLLI BELG NUK STËRVITET QË NGA 29 SHTATORI/ Tani Eden Hazard është një mister tek Reali

Te Real Madrid vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes çështja Eden Hazard, gjendja fizike e të cilit ka filluar të jetë shqetësuese.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar të martën, Zinedine Zidane ka pranuar se dëmtimi i lojtarit në këmbën e djathtë është pak më i rëndë nga sa parashikohej.

Belgu nuk stërvitet që nga 29 shtatori, dita kur është dëmtuar dhe vlerësimet e para për rikuperimin e tij kanë qenë për një muaj.

Gjithsesi, tashmë është e qartë se koha e rikuperimit do të jetë më e gjatë dhe nuk përjashtohet që lojtari të qëndrojë larg fushave edhe për një muaj tjetër.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Real Madrid mendon për të ardhmen, i “rrëmbejnë” një talent Barcelonës. Ja emri…

Delo.autor

ZYRTARE/ Meksikani Javier Aguirre emërohet trajner i ri i kombëtares Afrikane

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Ngre trofeun e Këpucës së Artë, Salah vërshëllehet nga tifozët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment