Futboll La Liga Sport

“DUAM TË NDËRTOJMË NJË…”/ Kandidati për presidencën tek Barcelona bën deklaratën e bujshme

Kandidati për presidencën e Barcelona-s, Victor Font, do Pep Guardiola-n si trajner dhe nuk ka dyshime mbi qëndrimin e Lionel Messi-t.

Pas dorëheqjes së Jose Maria Bartomeu-t, gara pëe presidencën do të fillojë të nxehet dhe, duke folur për Sky Sport News, Font ka shpjeguar planin e tij për t’u kthyer në ditët e lavdishme.

“Zëvendësimi i brezit më të mirë që është parë ndonjëherë në futboll, që unë besoj se kemi patur në dhjetë vitet e fundit, është një sfidë e madhe”, ka thënë Font.

“Duam të ndërtojmë një skuadër cilësore, jemi me fat që Barcelona ka trashëguar stilin e lojës që Cruyff ka instaluar në Barcelonë. Dhe mbi të gjithë profesionistët më të mirë si Guardiola, Xavi, Iniesta, Puyol, idhuj të vërtetë për klubin që nuk punojnë për Barcelona-n”.

“Duhet t’i kthejmë. E vetmja gjë që Messi duhet të dijë është se do të jetë pjesë e një projekti ambicioz që do të fitojë Champions-in”.

Related posts

MERKATO E VERËS NË SUPERIORE/ Tre ekipe ende në “gjumë”, ja transferimet e deritanishme

Delo.autor

Allegri: Ronaldo është i jashtëzakonshëm

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Reali humbet ndaj Shakhtrar dhe rrezikon kualifikimin, Berisha nderon Salzburg

Delo.autor

Leave a Comment