Futboll Shqipëri Sport

BROJA PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Sulmuesi i Shqipërisë nuk fal sërish ndaj Vilem (VIDEO)

Sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin holandez. Futbollisti i Çelsit, i cili është huazuar këtë sezon te Vitese shënoi golin e avantazhit për skuadrën në takimin e javës së shtatë kundër Vilemit në kampionatin holandez.

Pas një aksioni të gjatë, futbollisti i Shqipërisë kombinohet me shokun e skuadrës Manhoef dhe godet me të parën krosimin e hedhur drejt tij në minutën e 63-të duke e ndryshuar rezultatin në 1-2 për Vitesen.

Deri tani, Broja ka shënuar 4 gola në kampionatin holandez duke rritur pretendimet për të qenë në të ardhmen sulmuesi kryesor i Shqipërisë.

Related posts

“JEMI TË PËRQËNDRUAR VETËM TE…”/ Lerda thumbon Tiranën: Bardheblutë janë për titull, por i mundim

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Klubi italian ofron 70 milionë euro për talentin e Ligue 1…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Estoni-Holandë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment