Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Zbulohen çiftet e turit të dytë, dy përballje mes ekipeve të Superiores

Pas përfundimit të ndeshjeve të turit të parë në Kupën e Shqipërisë, janë zbuluar edhe çiftet e të gjitha përballjeve për në turin e dytë, aty ku do të jenë dy ndeshje mes ekipeve të Superiores.

Në grupin A, spikat përballja Bylis-Dinamo dhe Teuta-Kastrioti, ndërsa Tirana pret në shtëpi Korabin. Ndërkohë që Laçi do të përballet me Egnatian, që eliminoi Besëlidhjen me penallti

Në grupin B, do kemi derbin juglindor, mes Skënderbeut dhe Pogradecit, ndërsa përballje mes ekipeve të Superiores do të jetë ndeshja Partizani-Apolonia. Kukësi pasi eliminoi Maliqin në turnin e parë, në turin tjetër do të përballet me Besën, që ka mposhtur Lushnjën 1-0 në kohën shtesë.

* Ndeshjet teke të turit të dytë do të luhen më 12 nëntor;

ÇIFTET

Grupi A

Tirana-Korabi

Laçi- Egnatia

Teuta-Kastrioti

Bylisi-Dinamo

Grupi B

Kukësi-Besa

Skënderbeu-Pogradeci

Partizani-Apolonia

Vllaznia-Elbasani

Related posts

“EURO 2020” NIS ME REKORDE/ Nga golat, mosha dhe debutimet, shifrat e ndeshjeve të para

Delo.autor

PAS KUALIFIKIMIT NË ÇEREKFINALE/ Southgate i falet tifozëve: Ishin pas çdo prekje topi dhe vrapimi

Delo.autor

Basti më i veçantë që keni parë, publikohet koeficenti i transferimit të Neymar te Reali

Q.Autor

Leave a Comment