Futboll Ligue 1

Parisi siguron mbijetesën, detyrohet të paguajë 180 milionë euro

Kylian Mbappe do të bëhet përfundimisht një lojtar i Paris Saint-Germain verën e ardhshme pasi një klauzolë e çuditshme e kontratës së tij është përmbushur me sukses. PSG tani është i detyruar të paguajë çmimin prej 180 milionë eurosh për sulmuesin pasi ka siguruar matematikisht mbijetesën në Ligue 1. Një siguri kjo që ka ardhur pas fitores 5-2 të arritur kundër Strasbourg të shtunën.

19-vjeçari është transferuar nga Monaco në Paris me formulën e huazimit dhe do të mund të bëhej përfundimisht një lojtar i ekipit të Emery pasi PSG të siguronte qëndrimin në Ligue 1 për sezonin e ardhshëm. Kështu, qershorin e ardhshëm ai do të nënshkruajë një kontatë katërvjeçarë që do ta mbaj Paris deri në 2022-in.

Sulmuesi ka realizuar 15 gola në 32 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet në këtë sezon dhe ka dhënë 14 asiste. Transferimi i tij te PSG do të zyrtarizohet një vit pasi klubi i Nasser Al-Khelaifi ka paguar shumën rekord prej 222 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Neymar.

Related posts

Milan-Napolit, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Tite publikon listën finale, 23 lojtarët e Brazilit në Botëror

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Vjen ultimatumi. Juventus, Inter dhe Milan janë gati të realizojnë goditjen 70 milionëshe

Delo.autor

Leave a Comment