Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Kastrioti e nis me këmbën e mbarë rrugëtimin në Superiore, mposht “Demat”

Kastrioti ka mposhtur me rezultatin 2-1 Partizanin, në ndeshjen e javës së parë të Kategorisë Superiore.

Në stadiumin e Kamzës, u zhvillua një ndeshje spektakolare, ku nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat. Krutanët kaluan të parët në avantazh më anë të Da Silva, i cili pasi përfitoi nga një gabimi Belicës në mesfushë, u nis drejt portës së Hoxhës dhe pasi kaloi këtë të fundit, ia arriti ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Pas kësaj, Partizani u mundua të reagojë, por pa sukses, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në disavatazh. Pjesa e dytë nisi disi më mirë për skuadrën e Dajës, që gjeti golin e barazimit në minutën e 65’, pas një penalltie të fituar nga Asani, ët cilën e shndërroi në gol po ai. Kur Partizani po kërkonte golin e avantazhit, atë e gjeti Kastrioti, teksa Rezi shënoi një supergol në minutën e 87’, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Related posts

HISTORIKE/ Tenistja Muguruza triumfon në “WTA Finals” dhe shpallet “kampionie” e 2021

Delo.autor

Klopp garanton: Do të jemi gjithmonë në Champions!

Q.Autor

PAS FAZËS PËRGATITORE ME KLUBIN/ Armando Sadiku relaksohet në hotelin luksoz në Valencia (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment