Futboll Shqipëri Sport

SFIDAT E NËNTORIT/ Fat i keq për mbrojtësin e Kombëtares, dëmtimi e çon drejt operacionit

Në kuadër të takimit të sotëm kundër PSV, ekipi i PAOK-ut zhvilloi dje stërvitjen e fundit duke u përqendruar kryesisht në qasjen taktike që stafi teknik po kërkon nga lojtarët për ndeshjen e orës 18:55.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e Enea Mihaj që ishte i vetmi lojtar i padisponueshëm. Qendërmbrojtësi shqiptar po vazhdon të marrë trajtim ndërsa pret që të mund të udhëtojë në Itali ku do t’i nënshtrohet një operacioni me monitorimin e stafi mjekësor të klubit.

Për Mihaj ajo e radhës do të jetë një mungesë e pritshme, aq më tepër që trajneri Abel Ferreira nuk e ka preferuar në asnjë nga dy ndeshjet që ekipi i tij ka zhvilluar në këtë sezon të fazës së grupeve të Ligës së Europës.

Related posts

YLLI GJERMAN NUK PRANON RINOVIMIN/ Guardiola i tregon derën: Sane mund të largohet nëse nuk…

Delo.autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Reja shpall listën për ndeshjet me Islandën e Moldavinë, ja emrat

Delo.autor

ARSENAL-MANCHESTER UNITED/ “Topçinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Aubameyang

Delo.autor

Leave a Comment