Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kane nderon Mourinhon, Tottenham merr vendin e parë

Tottenham ka fituar një ndeshje mjaft të vështirë ndaj West Bromwich Albion me rezultatin 0-1. “Spursat” kanë vuajtur shumë, por në fund kanë dalë me 3 pikë shumë të rëndësishëm nga fusha kundërshtare.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Djemtë e Mourinhos kishin më shumë iniciativë, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 88′ nga Harry Kane. Doherty dërgoi një kros drejt zonës në mënyrë fantastike.

Kane fitoi duelin ndaj mbrojtjes dhe portierit dhe e dërgoi në rrjetë për 0-1. Ndeshja u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Tottenhami kapi vendin e parë në Premier League. Ekpi i Mourinhos pret ndeshjen e Liverpoolit dhe Manchester City për të ditur nëse do të mbetet në vend të parë ose jo.

Related posts

Rusi 2018/ Kombëtarja e Spanjës me leksione për VAR para botërorit

Sadik.Autor

Milan s’lëshon ‘pe’ për Locatellin, Genoa nuk ka ndërmend të heqë dorë

Q.Autor

Gafa amatoreske e portierit, shmang goditjen e këndit dhe shkakton penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment