Futboll Sport

I SHËNOI DOPIETË REALIT NË CHAMPIONS/ Klubet e mëdha europiane “çmenden” pas sulmuesit të M’gladbach

Markus Turam, djali i Liliam Turam, është duke bërë një super sezon me skuadrën e Mynshengladbah. Pas paraqitjeve në Bundesliga deri tek golat në Champions bënë që sulmuesi 23-vjeçar të tërheqi vëmendjen e ekipeve më të mëdha europiane.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, pas Juventusit dhe Barcelonës, tani listës i është bashkuar edhe Mançester Siti të cilat janë të mahnitur nga talenti i sulmuesit francez.

Gjithçka nisi nga takimi ndaj Interit dhe u konkludua ndaj Real Madrid në Champions duke shënuar një dopietë dhe që u vlerësua si njeriu i ndeshjes, duke e bërë tani një ndër sulmuesit më të pëlqyer nga klubet më prestigjoze të kontinentit të vjetër.

Related posts

TEK PSG NUK KA VETËM AFRIME/ Leonardo nis me operacionin “fshesa”, ja 3 emrat që do të largohen

Delo.autor

DEKLARATA PËR “SHTYLLËN” KRYESORE TË LIVERPOOLIT/ Gary Neville: Ai bën punën e katër mbrojtësve, më i mirë se…

Delo.autor

Ronaldo, ja pse është “maratonomaku” i Real Madridit në Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment