Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani – Kukësi, policia merr masa të ashpra: Nuk do lejohen tifozët që…

Policia e Tiranës ka marrë masa të ashpra para ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit e vlefshme për javën e 20 të Superligës Shqiptare.

Përballja që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” do të startojë në orë 18:00, ndërsa në kuadër të saj do të angazhohen forca të shumta policie.

Rrugët që do bllokohen:

•           Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

•           Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me rrugën “Sulejman Delvina”

•           Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

Me qëllim lëvizjen e lirë të tifozëvë, do të ketë kufizim të trafikut nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina” deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu policia u bën thirrje sportdashësve që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit të sillen paqësisht pasi nuk do të lejohen të futen brenda me sende të forta si: shishe, fishekzjarre, monedha, çelësa apo metale të ndryshme.

Related posts

LIVE/ Tirana-Flamurtari, “Perlë” e Albi Dokës. Merr fund makthi për ekipin e Memës

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu zhgënjen në pjesën e parë, Mala bën me “krahë” Partizanin (VIDEO)

Delo.autor

LORENC TRASHI LARGOHET ZYRTARISHT NGA PARTIZANI/ Futbollisti firmos me ekipin e ri

Delo.autor

Leave a Comment