Futboll Shqipëri Sport

EURO 2020/ Shqipëria U-21 mposht Kosovën dhe shpreson për kualifikimin

Shqipëria e 21-vjeçarëve vazhdon me rezultatet pozitive, teksa ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin minimal Kosovën në “Fadil Vokrri”. Ishte një ndeshje e vuajtur për Shpresat, që iu falën golit të vetëm të shënuar nga Enis Çokaj, në minutën e 35’ Mesfushori përfitoi nga një krosim i Ernest Muçit, për të gjuajtur fort me kokë dhe për ta ndalur topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta foli më shumë për Kosovën, që iu afrua disa herë golit, por pa sukses.

Me këtë fitore kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 14 pikëve në grupin 3, për eliminatoret e Europianit, 1 pikë më pak se Austria e vendit të dytë, që u mposht ditën e sotme nga Turqia. Ka mbetur edhe një ndeshje për tu zhvilluar, por Shpresat ëndërrojnë një kualifikim në Europian, ndonëse shanset janë të pakta, pasi ndeshjet tjetër luajmë me Anglinë, ndërsa Austria pret në shtëpi Andorrën. Ëndrra vazhdon…

Related posts

BILANCI NEGFATIV/ Barcelona duhet të arkëtojë 124 milionë euro nga merkato, ja futbollistët që pritet të shiten

Delo.autor

Thyhet rekordi i Mayweather, tajlandezi arrin 51 fitore e asnjë humbje

Isa.Autor

PARA NDESHJES ME MOLDAVINË/ Granit Xhaka në Elbasan: Shpresoj të fitojmë, e ardhmja e Taulantit…

Delo.autor

Leave a Comment