Futboll Sport

PORTUGALI-FRANCË/ Starton Ronaldo si kapiten, Deschamps me “artileri” të rëndë (FORMACIONET ZYRTARE)

Kryendeshja e mbrëmjes së sotme është ajo ndërmjet Portugalisë dhe Francës që do të luhet prej orës 20:45. Vendasit e nisin sfidën me Cristiano Ronalon nga minuta e parë si kapiten.

Ai mbështetet nga Joao Felix në krahun e djathtë dhe Bernanrdo Silven nga e majta. Bruno Fernandes në mbështetje të Ronaldos. Franca nga krahu tjetër luan pa Mbappe dhe numrin 10 e mban në shpinë Martial që e nis nga minuta e parë.

Griezmann dhe Coman luajnë në sulm në mbështetje të Martial. Pogba, Kante dhe Rabiot luajnë në mesfushë. Mbrojtja nuk ndryshon me Varane dhe Kimpembe, ndërsa Pavard dhe Hernandez nga krahët. Lloris mban shiritin e kapitenit në krah.

Related posts

AJAX-TOTTENHAM/ Nota e lojtarëve, ja si u vlerësua heroi që kualifikoi anglezët (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ E kërkoi Tirana e Partizani, Armando Sadiku befason me ekipin e ri

F.autor

ÇUDIA NË SUPERKUPËN E ANGLISË/ Mahrez mungoi në finalen ndaj Liverpool se kishte frikë nga…

Delo.autor

Leave a Comment