Futboll Sport

CLUB WORLD CUP/ Koronavirusi “gjunjëzon” FIFA-n, ndryshim kalendari për kompeticionin madhor

Edicioni i këtij sezoni të Botërorit të Klubeve nuk do të zhvillohet në muajin dhjetor, por shkurt të vitit 2021. Vendimi është marrë nga FIFA pas përkeqësimit të koronavirusit në mbarë botën.

Në këtë mënyrë, kalendari i ri saktëson se Botërori i Klubeve në Katar do të zhvillohet në datat 1-11 shkurt 2021. Në këtë kompeticion marrin pjesë 6 skuadra kampione të kontinenteve të botës.

Bajern Mynihu është favorit për ta fituar këtë trofe duke kërkuar të marrë të gjitha trofetë e mundshëm për të kremtuar një vit fenomenal.

Related posts

BARCELONA-NAPOLI/ “Pleshti” shënon falë një asisti “MAGJIK”, VAR i prish festën (VIDEO)

Delo.autor

ANTONIO CONTE I THOTË “PO” PSG/ Nisin kontaktet e para, por ka një kusht

F.autor

GOLAT E UZUNIT NUK MJAFTOJNË/ Granada shkarkon trajnerin që e riktheu në La Liga

F.autor

Leave a Comment