Futboll Seria A Sport

“ËSHTË KOHA TË LË PAS KRAHËVE FATIN E KEQ”/ Mesfushori Sensi: Dëmtimet më kanë ngadalësuar ritmin

Stefano Sensi thyen heshtjen dhe shfryhet. Mesfushori italian i Interit është duke vuajtur prej kohësh të disatën herë dëmtimin muskulor në kofshën e majtë. Mesfushori 25-vjeçar në rrjetin e tij social “Instagram” ka shkruar:

“Nuk ishte një periudhë e lehtë. Një seri dëmtimesh, kanë ngadalësuar ritmin rim profesional. Jetën time. Duke mos e bërë me qetësi atë që dashuroj dhe që më ka hequr buzëqeshjen. Unë jam një person me përgjegjësi, që kur bie bëj gjithçka për t’u ringritur dhe për të qenë edhe më i fortë. Më vjen të çmendem kur nuk kam mundur dot të jap kontributin tim, nuk kam mundur dot të jap më të mirën klubit, stafit, tifozëve tanë që gjithmonë kanë dhënë shtysën në përballjet e mia. Jam duke punuar në maksimum të përgjegjësive çdo ditë, jam duke dhënë gjithçka, pa pauza dhe pa falje. Është koha të lë pas krahëve fatin e keq, problemet fizike, dhe pengesat që më kanë kushtëzuar të ndalohem. Shihemi së shpejti dhe gjithmonë Forca Inter!”, përfundon postimin e tij Stefano Sensi.

Sensi nuk aktivizohet me Interin që më 4 tetor në sfidën ndaj Lacios në Olimpico” e përfunduar me barazimin 1-1.

FOTO

Related posts

PUNA INTENSIVE PËR ZIDANE FILLON TANI/ Ja 10 ekuacionet që duhet të zgjidhë francezi tek Real Madrid

Delo.autor

Rikthehet Milani i frikshëm, kjo shifër po tmerron klubet e mëdha europiane

Q.Autor

ZYRTARE/ Kukësi merr vendim për Mirel Josën, trajneri…

Delo.autor

Leave a Comment