Futboll Seria A

Bonucci ‘ngre në qiell’ Gattuson

Pas një starti plot peripeci dhe me ndërrim trajnerësh, Milani ka që nga derbi me Interin në dhjetor për Kupë, që po kalon një periudhë mjaft të suksesshme.

Kuqezinjtë janë rikthyer sërish ‘në valle’ për një vend në zonën Champions, teksa vijojnë me të njëjtin ritëm edhe në Europa League, ku e kanë siguruar kualifikimin që në sfidën e parë ndaj bullgarëve të Ludogoretsit.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci vlerëson punën e bërë nga Gattuso, teksa thekson se tashmë është krijuar një grup shumë i fortë dhe ka rigjetur formën më të mirë.

“Tani po që jam mirë. Kemi krijuar një grup dhe një skuadër shumë të fortë. Gattuso ka ‘prekur telat e duhur’. Është impresionues, te ai shoh gjëra që nuk i kam parë te askush tjetër më parë. Tani zbresim në fushë për të fituar, jo për të shmangur humbjen”, u shpreh Bonucci.

Related posts

CARABAO CUP/ Pas një krosimi nga Winks, Gareth Bale zhbllokon sfidën ndaj Stoke City me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

I PAPARASHIKUESHËM/ McGregor nuk shqetësohet për asgjë, dëfrehet në koncertin e Drake

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Trajnerin e Premier League e presin GJARPËRINJTË në ndeshjen ndaj…

Isa.Autor

Leave a Comment