Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Pjesa më e madhe e ekipit me koronavirus, skuadra mbetet me 6 lojtarë dhe humbet….

Situata me “COVID-19” vazhdon të krijojë probleme në botën e futbollit. Në Letoni u vendos që kampionati të përfundojë, edhe pse numri i infektimeve në vend është rritur shumë. Çudia ndodhi në ndeshjen midis Daugavpils dhe Valmiera. Vendësit kishin vetëm 8 lojtarë në dispozicion pasi pjesa tjetër e skuadrës kishte dalë pozitiv në teste duke bërë që skuadra të përgjysmohej.

Ndeshja nis pasi edhe rregullorja e lejon që në fushë mund të luhet deri në 7 lojtarët. Por, gjatë ndeshjes gjërat dalin jashtë kontrollit dhe skuadra e Daugavpils që luante me vetëm 8 lojtarë merr dy kartonë të kuq duke detyruar arbitrin të mbyllë ndeshjen dhe fitorja t’i kalonte skuadrës mike, e cila, sipas rregullores, e fitoi takimin në tavolinë.

Related posts

KRISJE NË KOMBËTARE/ Armand Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra

F.autor

ÇËSHTJA YLLIT “ZIKALTËR”/ Antonio Cassano: Godin nuk i bën punë Interit, ja ku qëndron problemi

Delo.autor

SHENJA LAMTUMIRE/ RAKTICIT nuk do t’i rritet RROGA tek Barça, PSG fërkon duart

Isa.Autor

Leave a Comment