Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME TEK PSG/ Trajneri Tuchel sulmon lojtarët. Shkarkimi duket afër, ja kandidati që e zëvendëson…

Nuk mund të thuhet se Tomas Tuhel është duke kaluar ditët e tij më të mira në stolin e PSG-së. Në fillim polemika me Leonardon për merkaton dhe pas barazimit në shtëpi me Bordonë, trajneri gjerman lëshoi fjalë të ashpra në drejtim të lojtarëve të tij, duke i quajtur “individualistë”.

E gjithë kjo atmosferë vjen përballë ndeshjes vendimtare të Champions-it në “Old Trafford” të mërkurën, e cila mund të jetë e fundit në stol për Tuhelin. Në Francë shkruajnë se Masimiliano Alegri është gati për ta zëvendësuar.

“Zakonisht unë e mbroj gjithnjë skuadrën time, por sot nuk mund ta bëj. Pjesa e parë shkoi mirë, luajtëm thjesht, por mungoi përqendrimi për ta vrarë ndeshjen. Mungoi vendosmëria, efikasiteti, sforcoja, gjithçka. Duhet të flasim. Përgjegjësia është e jona. Kishte 11 lojtarë individualistë, nuk mund të luhet kështu”, tha Tuhel pas ndeshjes.

Related posts

“Ronaldo do të bëhet President i SHBA”, Donald Trump ia kthen përgjigjen “dhëmbë për dhëmbë”

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ WOLVES/ Maurizio Sarri: Ne ishim papritmas një ekip tjetër, prandaj unë…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Nuk bën pjesë më në planet e së ardhmes, Juventus nxjerr në shitje sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment