Champions League UEFA

Pedro: Do të jetë vështirë, por Messi dhe Barça nuk janë të pandalshëm

Ish-sulmuesi i Barcelonë, Pedro Rodriguez, është optimist para ndeshjes së Chelseat ndaj Barçës.

Ylli i Bluve beson se klubi spanjoll në krye me Lionel Messin nuk është i pamposhtur.

“Do të jetë e vështirë për ne pasi Messi është më i miri në botë”, ka thënë Pedro për Independent.

“Por, ai nuk është i pamposhtur. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, një ndeshje e madhe, por nëse skuadra është e fokusuar të luajë së bashku, kurrë nuk i dihet futbollit”.

“Kemi mundësitë të vazhdojmë tutje. Por, natyrisht është Barcelona dhe Lionel Messi”.

Pedro me trofeun e Ligë së Kampionëve që Barca e fitoi në vitin 2015 (Getty Images)

“Është e vështirë ta ndalosh këtë njëri, sepse është shumë i shpejt dhe i mençur në fushë”.

“Por, shikoni, nuk është e pamundur”, ka shtuar Pedro.

Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që spanjolli përballet me ish-skuadrën e tij që kur u transferua te Chelsea në vitin 2015.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni fantastik, sulmuesi Werner mposht me kokë Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA CHAMPIONS/ Lojtari që i shënoi Tottenhamit po mban agjërim

Delo.autor

Liverpool i mbijeton “stuhisë” City dhe kalon në gjysmëfinale

Sadik.Autor

Leave a Comment