Futboll Sport

KOSOVË/ Gjilani mposht me përmbysje Besën dhe rikthehet tek fitorja në kampionat

Gjilani është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Besën e Pejës  me rezultatin 2-1.

Ishte Gerhard Progni i cili kaloi gjilanasit në avantazh, teksa në minutën e 2’ shënoi një supergol nga goditja e dënimit. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa e dyta nisi përsëri me Gjilanin më kërkues.

Nikaç pas një kundërsulmi vrastar shënoi edhe golin e dytë për Gjilanin, duke qetësuar skuadrën e tij. Megjithatë për ta bërë këtë fitore më të vuajtur, mendoi Syla, i cili shënoi në minutën e 77’ për Besën, por pas kësaj vendasit nuk ia dolën të gjejnë dot edhe golin e barazimit.

Gjilani rikthehet kështu te fitorja pas 4 humbjeve radhazi dhe ngjitet në vendin e 4-t me 26 pikë, ndërsa Besa qëndron e fundit me 6 pikë.

Related posts

Fitorja në derbi, Antonio Donnarumma rrëfen emocionet e përjetuara

Q.Autor

Shprehet Willian: Reali dhe Barcelona janë ëndër e të gjithëve

Q.Autor

LEGJENDA ANGLEZE/ Liverpool fiton titullin kampion

Delo.autor

Leave a Comment