Aktualitet Kronikë

PROTESTA PËR VRASJEN E KLODJAN RASHËS/ Blindohet Gjykata e Tiranës, 42 të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë

Gjykata e Tiranës është blinduar ditën e sotme, pasi po zhvillon seancën me të arrestuarit gjatë protestës së dytë dhe të tretë në kryeqytet, kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Burime për “BalkanWeb” thanë se seanca ka nisur prej orës 09:30, ku pritet të njihen me masën e sigurisë 42 të arrestuar.

Fillimisht, para trupës gjykuese kanë dalë 8 protestues dhe më pas grupi tjetër. Siç raporton gazetarja Bezat, ndryshe nga herët e tjera, Gjykata e Tiranës është blinduar me forca sigurie, jo vetëm ata që janë zakonisht në gjykatë, por ka punonjës shtesë në dyer, që nuk lejojnë askënd të futet brenda.

Emrat e të arrestuarve thirret me megafon për t’u futur brenda dhe për t’u njohur me veprat penale, ndërkohë që jashtë ambienteve të gjykatës ka edhe familjarë të të arrestuarve, që presin vendimin.

Related posts

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Përplasen dy makina, drejtuesit dërgohen në spital

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Shembja e hotelit të saj i mori jetën të atit, shoqërohet bashkëshortja e pronarit të Vila Palmës

Delo.autor

“PJESË E GRUPIT BAJRI”/ Asmer Bilali sërish në Shkodër, shkon për të dëshmuar për ngjarjen ndaj…

F.autor

Leave a Comment