Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E DYBALA-S ME DYSHIME/ Kërkon përforciem në ekip, ja dy kërkesat e trajnerit Pirlo tek Juventus…

E ardhmja e Paulo Dybala tek Juventus mbetet në dyshime.

Mbetet në dyshim firma për rinovimin e kontratës te La Joya është shtyrë për në fillimin e 2021-shit, me Paratici-n me shokë që po planifikojnë lëvizjet për merkaton e janarit.

Skuadra e Pirlo-s nuk ofron garanci në krahun e majtë, me të riun Frabotta që nuk është akoma gati për skenat e rëndësishme. Kështu, Juventus mund të kthehet në sulm për Emerson Palmieri, për të cilin bardhezinjtë janë interesuar edhe verën e kaluar.

Përveç italo-brazilianit, që vazhdon të mos ketë hapësira te Chelsea i Lampard, Zonja e Vjetër mund të bëjë një tentativë në sulm për Olivier Giroud, i cili, ashtu si Emerson, është edhe në radarët e Inter-it.

Juventus mund ta sigurojë francezin për një shumë të pranueshme, ndërsa për Emerson do të ishte e gatshme të ofronte në këmbim Bernardeschi-n.

Related posts

E BUJSHME/ Klubi i Serisë A në bisedime me Çelsin për Brojën, londinezët i fiksojnë çmimin sulmuesit shqiptar

F.autor

FITORE ME SHUMË VLERA/ Real Madrid mposht Valladolid falë Casemiro-s dhe rihap garën për titull

Delo.autor

“EKSIZTON NJË MUNDËSI”/ Agjenti Raiola ndez ëndrrat e tifozëve të Juventus

Delo.autor

Leave a Comment