Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mesfushori Eriksen refuzon dy klubet e Premier, dëshiron të transferohet tek klubi…

Kristian Eriksen e ka të pamundur të tregojë paraqitje pozitive me Interin, kjo edhe për shkak të minutave të pakta që i janë dhënë nga trajneri Konte.

Në këtë situatë, mundësitë që danezi të largohet në janar nga zikaltërit janë shumë të mëdha. Shumë skuadra janë vënë në gjurmët e tij, dhe duan ta kenë pjesë të tyre.

Arsenali dhe Mançester Junajtid janë dy skuadrat që duan shërbimet e futbollistit dhe do të përpiqen ta afrojnë gjatë merkatos dimërore.

Megjithatë sipas asaj që raporton media angleze, “Daily Star”, Eriksen ka refuzuar të rikthehet në Premier Ligë. Dëshira e futbollistit është të transferohet te PSG-ja, që gjithashtu ka shfaqur interes për të.

Related posts

INTER NUK HEQ DORË/ Marotta tjetër ofertë ndaj Romelu Lukaku, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

PREZANTIMI ZYRTAR/ Tirana publikon FOTOT: Ja UNIFORMAT e reja

Sadik.Autor

Çmenduria e Vinicius, dhuron spektakël në fushën e blertë

Q.Autor

Leave a Comment