Futboll Sport

PRAPASKENAT/ Marash Kumbulla tregon përse ZGJODHI Romën para Interit dhe Lazios

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka folur në mikrofonat e “TeleRadioStereo”, për ambientimin te Roma dhe humbjen e djeshme ndaj Atalantës.

Ndryshimi mes Veronës dhe Romës – “Nuk e ndjej ndryshimin, sepse unë u përqendrova menjëherë te skuadra dhe doja të më shihte trajneri. Jam shumë i qetë, më pëlqen të jem në shtëpi dhe për këtë arsye sillem në Romë siç u solla në Peskiera”.

Përshtatja me repartin e mbrojtjes  – “Gjithçka është ndryshe nga viti i kaluar, unë tashmë kam mësuar shumë me Ibanjezin, Smallingun dhe Mançinin. Tashmë tani ndihem shumë më mirë sesa kur mbërrita”.

Zgjodhi Romën para Interit dhe Lazios – “Roma menjëherë më tregoi interes, pastaj falë tifozëve, trajnerit dhe ekipit u binda. Nuk dyshoja”, tha Marash Kumbulla.

Related posts

Spalletti: Ju tregoj kush e bëri diferencën ndaj Milanit. Kam një lojtar që vrapon 14 km

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ronaldo i largohet edhe më shumë Messit, ja statistikat e frikshme…

Delo.autor

Drita “shuhet” në shtëpi/ Përfundon ëndrra europiane për kampionët e Kosovës

Isa.Autor

Leave a Comment