Futboll Seria A Sport

FAT I ZI PËR “BARDHEZINJTË”/ Pasi i hiqen 3 pikë ndaj Napolit, Fiorentina e mposht në “Allianz Stadium”

Fiorentina turpëron Juventusin në “Allianz Stadium” duke fituar 3-0. Një sukses që mungonte jashtë fushe ndaj bardhezinjve prej 18 vitesh dhe që është realizuar sonte, në një natë të zezë për “Zonjën e Vjetër”.

Jo vetëm që skuadra e Andrea Pirlos pëson humbjen e parë në kampionat, por gjithashtu sheh Cuadrado të marrë karton të kuq pas 18 minutash lojë (me sinjalizim të VAR) për një ndërhyrje horror, dhe sidomos në fund dëmtohet edhe De Ligt, që ndërrohet me Frabotta.

Por, në mes janë edhe disa episode të diskutueshme për penallti që kërkon ekipi i Pirlos. Goli i Vlahovic menjëherë sapo nisi loja është goditja e parë, ndërsa Bonuçi është padiskutim futbollisti më i dobët sonte, me dy gafa të tjera që vijojnë, si te autogoli i Alex Sandro (duke dalë huq) ashtu edhe te goli i tretë i Caseres, kur humbet topin dhe i jep mundësi Fiorentinas të godasë menjëherë në kundërsulm.

Nedved dhe Paratici largohen të tërbuar, por sidomos çeku që shfryn ndaj arbitrit edhe me fraza që mund t’i sjellin dënim.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sot Juventusi u njoh edhe me vendimin e përmbysjes së fitores 3-0 në tavolinë ndaj Napolit, pasi ndeshja do të riluhet.

Related posts

CHAMPIONS/ Vllaznia e femrave nuk ia del në duelin e parë ndaj Juventusit

Delo.autor

Ancelotti: Gattuso, shpirti i Milanit tim

Q.Autor

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE/ Inter-Barcelona thyen REKORDIN e të ardhurave

Isa.Autor

Leave a Comment