Bundesliga Futboll Sport

“SHPËRTHEN” KUNDËR YLLIT TË BAYERN MUNICH/ Legjenda Kahn: I kemi shtruar tapetin e kuq, por ai…

Emri i David Alaba është padyshim mes më të përmendurve në merkaton e futbollit.

Mbrojtësi i Bayern Munich duket se do të largohet nga klubi me të cilin ka fituar gjithçka.

Pavarësisht negociatave të shumta mes lojtarit dhe klubit, marrëveshja nuk është arritur dhe polemikat nuk kanë munguar.

Një situatë kjo që është komentuar me fjalë të ashpra nga ish-portieri legjendar i Bayern-it, Oliver Kahn, i cili ka thënë për Bild.

“Për momentin nuk kam asnjë ide se çfarë duhet të ndodhë me kontratën e Alaba-s. I kemi ofruar një kontratë të rëndësishme me kushte shumë të favorshme në një tapet të kuq. Duhej vetëm të pranonte”.

“Megjithatë, Davi dhe menaxheri i tij Pini Zahavi nuk kanë dashur të ndjekin këtë rrugë. Duket se Alaba po kërkon një klub të ri në këtë moment dhe ne duhet ta pranojmë”.

Related posts

E tha para ndeshjes Vllaznia-Laçi, Xhelal Mziu “goditi” rezultatin e saktë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Befason Juventus, Andrea Pirlo trajner i ri i bardhezinjve

Delo.autor

Te BARÇA janë optimistë: “INIESTA” i ri do të jetë një TALENT SHQIPTAR

Isa.Autor

Leave a Comment