Champions League UEFA

Portieri i Chelseat i pamposhtur nga Messi. Çfarë do të ndodhë sot?

Shumë të paktë janë ato skuadra që kanë arritur të gjejnë mënyrën se si të ndalojnë Leo Messin dhe të mos pësojnë gol nga ylli argjentinas kur e kanë përballë.

Sot, Barcelona do të përballet me një nga këto skuadra, Chelsea. Ekipi anglez dhe portieri i saj, Thibaut Courtois, janë kombinimi perfekt për të shmangur në “Stamford Bridge” atë që Messi bën gjithmonë: golin.

Messi ka luajtur 8 ndeshje ndaj Chelsea në Champions League dhe nuk ka shënuar asnjë gol deri tani. Kësisoj, argjentinasi shpreson të thyejë “tabunë” dhe t’i shënojë portierit belg. Të shohim se çfarë do të ndodhë sonte në mbrëmje.

Related posts

HUMBI NJË DHËMB GJATË DYLUFTIMIT NË “CAMP NOU”/ Lojtari “Katalanas”: Nuk ka problem, jam gati të…

Delo.autor

E FUNDIT/ David Beckham nderohet me çmimin e presidentit të UEFA-s

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG mposht me përmbysje Kampionët e Europës, Mbappe “Hero” me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment