Futboll Sport

FESTAT E FUNDVITIT/ Neymar dhe Mbappe surprizojnë Tottin për Krishtlindje, ja dhurata e çmuar (VIDEO)

Francesco Totti dëshironte të ndante me ndjekësit në rrjetet sociale dhuratën e bukur, që ka marrë direkt nga Parisi. Në videon e bërë dhe postuar nga ish-kapiteni i Romës në Instagram shfaqen fanellat e PSG me numrat 10, 7 dhe 24, që i përkasin Neymar, Mbappè dhe mikut të tij, Alessandro Florenzi. Një dhuratë vërtet e mrekullueshme për Totti, i cili gjithashtu postoi djalin e tij, Christian, në të njëjtën video, kështu që kush e di nëse fanellat janë në të vërtetë për të apo për fëmijën e parë të familjes.

Videoja e postuar nga Francesco Totti, në të cilën mund të shihni fanellat e 3 kampionëve të PSG, po bën xhiron e internetit. Fanellat janë të gjitha me autograf dhe me këtë video, ish-kapiteni verdhekuq do të ketë bërë xhelozë mijëra tifozë të futbollit. Në ditën kur Neymar është nën syrin e ciklonit për festën me 500 persona, të organizuar në Brazil për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, në kulmin e pandemisë atje, një arsye tjetër për të folur pozitivisht për kampionin brazilian është dhurata e bukur që i ka bërë Francesco Totti.

VIDEO

Related posts

ZYRTARE/ Miqësore me “aromë Championsi”, Ronaldo “kthehet” në Madrid

Isa.Autor

Formula 1, Sebastian Vettel e dëshiron titullin kampion

Q.Autor

“TOPI I ARTË”/ Kjo është statistika e FANTASTIKE e MESSIT gjatë vitit 2018, ASKUSH si “pleshti”

Isa.Autor

Leave a Comment