Futboll Premier League Sport

“TË KUQTË” BARAZUAN KUNDËR VENDIT TË PARAFUNDIT/ Klopp: Djemtë janë shumë të irrituar, është një…

Liverpool barazoi në shtëpi kundër vendit të parafundit, West Bromwich Albion dhe humbi mundësinë për t’u zgjatur në pesë pikë prapa të dytit në renditje (Everton i Ancelottit):

“Djemtë janë shumë të irrituar, është një barazim që mbart shijen e humbjes për mënyrën se si lindi- tha trajneri gjerman Jurgen Klopp në fund të ndeshjes së luajtur në Anfield.

“Në pjesën e parë ishte një lojë shumë e çuditshme, ne kishim mbi nëntëdhjetë përqind të topit. Nuk mbaj mend kundërsulmet e pësuara, ne gjithmonë kemi luajtur topin dhe është një përpjekje e madhe për të qëndruar në rrugën e duhur për 45 minuta.

Jurgen Klopp: Liverpool boss wary of Sam Allardyce's new-look West Brom |  Football News | Sky Sports

Por rezultati ynë nuk duhej të ndryshonte, gjithashtu sepse kur morëm epërsinë West Brom nuk e ndryshoi qëndrimin. Në fillim të fazës së dytë ata krijuan shumë, ne u mbyllëm dhe pritëm të kalonte momenti. Ishte vetëm faji ynë sepse kishim mundësinë të shënonim dyfishimin, por përfundoi 1-1 dhe duhet ta pranojmë.

Nuk ka shumë kohë për të ardhur keq për veten tonë, në tre ditë ne jemi përsëri në fushë”.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET “ZIKALTËR”/ Conte do Kumbullën, Interi ul çmimin për Godin

Delo.autor

MESSI I RI/ INTERI sfidon REALIN për TALENTIN argjentinas, gati SUPER OFERTA

Isa.Autor

GENOA-MILAN/ Gafa trashanike e Pepe Reinas ndëshkon “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment