Bundesliga Futboll Seria A

Leipzig ndërton një dhomë të veçantë për Sarrin

RB Leipzig thuhet se kanë ngritur një mur të veçantë për të krijuar një ambient të vogël në dhomën e zhveshjes për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, i cili është një konsumator i rregullt i duhanit. Ndeshja e parë mes tyre e vlefshme për Europa League përfundoi 3-1 për gjermanët në “San Paolo” dhe ata do të takohen përsëri në “Red Bull Arena” të enjten në mbrëmje. Sipas fotografive të botuara në “Bild”, klubi pritës ka shtuar një mur 3 metra të gjerë, 3.5 metra të lartë – në dhomën e zhveshjes për të krijuar një ambient për të konsumuar duhan.

Me kërkesën e Napolit, të gjithë detektorët e tymit në dhomat e zhveshjes janë gjithashtu të fikur. “Sarri është një duhanpirës i pasionuar, kjo është me të vërtetë e pabesueshme. Unë kurrë nuk kam parë dikë që pi kaq shumë duhan. Faleminderit Zotit, që ai nuk e pi gjatë lojës “, ka thënë kapiteni Marek Hamsik kohët e fundit.

Related posts

Strakosha pëson gol me roveshatë, Lacio triumfon në transfertën e Udines (VIDEO)

Isa.Autor

NUK HEQ DORË PREJ YLLIT KILIAN/ Inter “dashurohet” me Sanchez, gati oferta për ta blerë pas huazimit

Delo.autor

REI MANAJ “FIKSON” TURQIT/ Arda Turan kërkon bomberin kuqezi

F.autor

Leave a Comment