Futboll Seria A Sport

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NAJ BENEVENTOS/ Gjykata Sportive vendos për mesfushorin Tonali, ja sa do të mungojë…

Sandro Tonali do i mungojë Milanit vetëm një ndeshje, atë ndaj Juventusit në mesjavë, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Beneventos.

Gjykata Sportive në Itali ka dhënë vendimet e fundit ditën e sotme, ku shihet se për mesfushorin kuqezi nuk ka ndonjë dënim shtesë, përveç atij të pezullimit për një ndeshje, për shkak të kartonit.

Në këtë mënyrë Tonali do të jetë gati për Milanin për ndeshjen e fundjavës në kampionat, atë ndaj Torinos. Mungesa e Tonalit për Milanin vjen në një moment delikat, ku skuadra e Piolit po përballet më dëmtime të shumta.

Related posts

PO SHKËQEN ME PARAQITJET E TIJ TEK INTER/ Dumfries: Pa frikë me Liverpool, por doja Ajax

Delo.autor

“LA LIGA”/ Zbulohet kalendari i pushimeve. Katalanasit 9 ditë pushim. Real Madridi… (FOTO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Espanyol – Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment