Futboll

Mourinho: Sanchez i zhgënjyer me Arsenalin erdhi te ne për të luajtur në Ligë të Kampionëve

Zhgënjimi i Alexis Sanchezit me dështimin e Arsenalit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar ishte kyç në vendimin e tij për t’iu bashkuar Manchester Unitedit, sipas Jose Mourinhos.
Sulmuesi kilian e kompletoi kalimin në “Old Trafford” muajin e kaluar pas një marrëveshjeje shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryanin, i cili iu bashkua “Topçinjve”, transmeton Express.

Jose Mourinho e ka përshkruar ish-yllin e Barcelonës si lojtar për të cilin United ka pasur nevojë dhe beson se dëshira e 29-vjeçarit për të luajtur në garën më prestigjioze evropiane për klube ishte fakti motivues i transferimit të tij. /Express/

 

Related posts

STATISTIKAT/ “Ngërçi” i transfertave, Vllaznia 3 muaj pa fitore jashtë fushe

Delo.autor

Messi-Ronaldo/ 9 javë të mbetura dhe “Pichichi” mes dy legjendave

Q.Autor

ZYRTARE/ Pas rezultateve negative, ish-trajneri i Milan-it shkarkohet nga klubi i Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment