Futboll La Liga Sport

ËSHTË AKTIVIZUAR VETËM NË 2 SFIDA KËTË SEZON/ Koeman nuk e do në ekip, lojtari mbetet “peng” tek Barcelona

Barcelona dëshiron të largojë nga ekipi mbrojtësin Samuel Umtiti, por ofertat për të kanë munguar. Francezi nuk po luan dhe ka qenë një dështim i madh në Camp Nou, pasi u afrua për titullar, por ka zhgënjyer.

27-vjeçari ka patur shumë dëmtime gjatë viteve dhe kjo ka bërë që të mos jetë stabël. Futbollisti është aktivizuar vetëm në 2 sfida këtë sezon dhe ka luajtur 20 minuta në total.

Umtiti u ble në verën e vitit 2016 nga Lyon dhe dy sezonet e parë ishte lojtar i rëndësishëm për ish-kampionët e La Ligas. Kampioni i botës pati një rënie drastike të formës, e të mendosh se ishte titullar i rëndësishëm i Spanjës në botërorin e Rusisë në 2018.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Simeone “ndërton” formacionin për të mposhtur “Zonjën e Vjetër”, mungon…

Delo.autor

E KËRKUAN TË GJITHË/ Draxler: Spekulime, nuk kam pasur asnjë kontakt me…

Isa.Autor

“THYHET PORTA”/ Goli i parë i Ahmedit, një “BOMBË” nga goditja e dënimit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment