Futboll Seria A Sport

“NUK DI TË QËNDROJ LARG FUSHËS”/ Ish-futbollisti i Milan: Dua të stërvit në… Serinë A

Lacio, Milani, Argjentina ose Zeman, Ançeloti dhe Bielsa. Këto janë etapat më të rëndësishme në karrierë të Huan Antonio Shamot, mbrojtësit që luajti për kuqezinjtë nga viti 2000 në 2003-shin.

Tashmë 51 vjeç, ai ka zgjedhur rrugën e fesë, por edhe të trajnimit. Aktualisht, në krye të ekipit paraguaian Libertad, Shamot synon që një ditë të rikthehet në Itali. Lidhur me këtë aspekt ai ka deklaruar:

“Jam një besimtar praktikant dhe çdo gjë ia kam lënë në dorë Zotit. Nëse Ai do të dëshirojë, një ditë do të rikthehem në Itali. Duke qenë njeri i sportit, nuk di të qëndroj larg fushës, prandaj kam zgjedhur të ndërtoj një karrierë me njohuritë e mia.

Për këtë kam marrë shembull miq si Almeida dhe Sensini të cilët patën shansin të trajnonin që kur varën këpucët në gozhdë. Mendoj se studimet në Koverçano përkrah Pirlos do të më ndihmojnë”.

Related posts

KAPITENI I AJAXIT FUTET NË HISTORI/ De Ligt vendos këtë rekord në Champions…

Delo.autor

Evazioni fiskal, Ronaldo sulmon gjykatësen për shkak të Messi-t

Sadik.Autor

ZHGËNJIMI I ITALISË/ Mançini mbron zgjedhjet e tij: Ne e dinim se kjo do të…

Isa.Autor

Leave a Comment