Futboll

Ranieri i gatshëm ta braktisë Nantes për Italinë

Claudio Ranieri ka thënë se është i gatshëm ta shkëpusë kontratën me klubin e tij aktual, Nantes, për ta marrë drejtimin e Kombëtares italiane.
Ish-trajneri i Romës, Juventus dhe Leicester City është një nga kandidatët kryesorë për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë pas shkarkimit te Giampiero Ventura në nëntorin e kaluar, transmeton Express.

Ranieri ka thënë se çdo trajner italian do të donte të ishte përzgjedhës i Kombëtares.

“Unë kam kontratë me Nantes për dy vjet, dhe nuk kam marrë asnjë mesazh, prandaj nuk mund të them asgjë. Por nëse unë do të kontaktohem për punën e Italisë, do t`i kërkoj Nantes të më liroj nga kontrata” tha ai për Sky Sport Italia. /Express/

 

Related posts

QËNDROI TRE MUAJ LARG FUSHAVE/ Rikuperohet nga dëmtimi mesfushori i Kombëtares…

Delo.autor

TURPI NUK NJEH KUFIJ/ Shikoni veprimin e fundit nga klubi i Barcelonës. Paguan… (FOTO)

Delo.autor

Ka luajtur babai dhe djali në Kupën e Botës: Ja familjet e këtij rekordi (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment