Futboll Seria A Sport

NDIZEN POLEMIKAT/ Menaxheri i mesfushori Eriksen kundër Inter, shkak bëhen… 6 milionë euro

Polemikë mes Interit dhe Martin Shuts, menaxherin e Kristian Eriksenit. Agjenti ka prezantuar në fakt apel në Kolegjin e Garancisë së Sportit (gjykata e gradës së fundit sportive) kundër klubit zikaltër.

Pavarësisht se në komunikatën e shpërndarë nga Komiteti Olimik Kombëtar Italian nuk janë bërë të ditura arsyet, në qendër të gjithçkaje mendohet të jenë çështje ekonomike të lidhura me komisione ende të papaguara nga klubi (rreth 6 milionë euro).

Në letrën zyrtare lexohet që “Kolegji i Garancisë së Sportit ka marrë një shembull arbitrazhi, neni 22 paragrafi 2 i Rregullores së Menaxherëve Sportivë të Komitetit, nga menaxheri sportiv Martin Shuts kundër FC Internazionale Milano S.p.A, në virtyt të kontratës së 27 janarit 2020”.

Related posts

MAROTTA TEK INTER/ Misioni parësor parakalimi i Juventus-it

Isa.Autor

Shpërthen ylli i PSG: E merituam eliminimin, 400 milion euro u shpenzuan kot

Q.Autor

ALARM NGA KORONAVIRUSI/ Norvegjia anulon miqësoren me Izraelin, një rast pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment