Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë transferon ish-sulmuesin e Partizanit…

Pas disa largimeve, ku spikasin ajo e trajnerit Troisi dhe 2 titullarët, Osmanllari dhe Spahiu, klubi i Turbinës, që militon në Kategorinë e Parë, ka menduar për merkaton në hyrje.

Cërrikasit kanë zyrtarizuar ditën e sotme, sulmuesin 24-vjeçar, Ardit Jaupaj, i cili vjen nga radhët e Dinamos.

Futbollisti në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Partizanit, Bylisit dhe Egnatias dhe Devollit, teksa minutat e pakta te klubi kryeqytetas, sollën largimin e tij drejt Turbinës që do të drejtohet në pjesën e mbetur të sezonit, nga ish-ndihmësi i Troisit, Alfred Allamani.

Jaupaj u prezantua ditën e sotme me fanellën e skuadrës së tij të re, teksa u vu menjëherë në dispozicion të trajnerit.

Related posts

DËSHIRON TË FORCOJË EKIPIN PËR SEZONIN E RI/ Ja plani rezervë që Inter ka për Edin Dzeko

Delo.autor

INTERI NË KAOS/ Zbulohen arsyet e krizës së zikaltërve, ekipit i mungon…

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Futbolli italian mëson lajmin e ri, kryeministri Conte firmos dekretet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment