Futboll Seria A

​Berlusconi tregon arsyen e vërtetë pse e shiti Milanin

Silvio Berlusconi më në fund ka treguar arsyen e vërtetë të shitjes së Milanit te kinezi, Li Yonghong
Pamundësia për të konkurruar në nivele të larta dhe konkurrenca e madhe nga paratë e naftës, kishte shtyrë Silvio Berlusconin të largohet nga Milani.

Ai tha se i vetëm nuk ka mundur ta mbante skuadrën, të cilën dëshironte ta shihte duke konkurruar në Evropë.

“E shita Milanin, pasi që në momentin që u futën paratë e naftës, u bë e pamundur të mbaje klubin në nivele të larta, për më tepër nga një familje e vetme”, tha Berlusconi për mediat italiane.

“Shikoni Napolin dhe Juventusin, që kanë sponsor italianë. Ato luftojnë për kampionatin, por në Evropë dhe në botë humbin gjithmonë”, u shpreh ai në fund.

Milan edhe pas largimit të tij nuk ka arritur të marr vetën, pasi këtë edicion pavarësisht investimeve të mëdha, renditet vetëm në vendin e shtatë më 41pikë, tetë më pak se sa Lazio në vendin e katërt, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Related posts

SHKËLQEN NË MIQËSORE/ Calhanoglu spektakolar tek Inter, 1 gol dhe 2 asist në 45 minuta (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Barcelona – PSV: Ja lojtari dhe dështimi i ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

Bomberi Cutrone po i mahnit të gjithë: Golat për familjen dhe Contin

Q.Autor

Leave a Comment