Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRBALLJA NDAJ KUKËSIT/ Apolonia me një mungesë të rëndësishme ndaj “verilindorëve”

Apolonia ka fituar me meritë ndaj Laçit dhe çdo pretendim tjetër nga ana e kurbinasve për të zbehur këtë fitore, thjesht sa venit vlerat e një ekipi cilësor si Laçi. Tani vëmendja e fierakëve është fokusuar te ndeshja e radhës me Kukësin, ku kërkohet vazhdimësia e ecurisë.

Redon Mihana do të jetë mungesë e rëndësishme e Apolonisë nesër kundër Kukësit. Futbollisti u ndëshkuar nga gjyqtari Andi Koçi në ndeshjen me Laçin, duke plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Mihana është një mungesë e ndjeshme te fierakët, por trajneri Kamarata po “përzien kartat” në stërvitje, duke testuar me vëmendje alternativat e zëvendësimit. Megjithatë, nuk do të jetë aq e lehtë që dikush tjetër të përshtatet në nivele të tilla marrëdhëniesh në fushë si dyshja Mihana – Gjata.

SOTA 100 NDESHJE- Eljon Sota, edhe pse vetëm 22 vjeç, ka zhvilluar ndeshjen e 100-të zyrtare të shtunën kundër Laçit. Ish-kapiteni i Apolonisë, pjesë edhe e Shpresave të Shqipërisë, regjistron 8825 minuta në fushë në 100 ndeshjet e tij, përkatësisht: në kampionat me Apoloninë: 7715 minuta në 88 ndeshje; në Kupë, po me Apoloninë: 930 minuta në 10 ndeshje (1 ndeshje me shtesë 30-minutëshe) dhe me Shqipërinë U-21: 180 minuta të plota në 2 ndeshje.

Related posts

E BUJSHME/ 22 milionë euro plus shërbimet e një lojtari, Verona merr ofertë të rëndësishme për Kumbullën

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Valencia në “Camp Nou”. Rezultati 2-2

Delo.autor

JUVENTUSI E BAYERN HIPOTEKOJNË 1/8 E CHAMPIONS/ Fitojnë Barcelona e Chelsea ndërsa United përmbys Atalantën

Delo.autor

Leave a Comment